Sela: Fronti Europian mbështje masovike në Ohër!

Flaka
Botuar nga Flaka 6 Prill, 2024 06:54 Përditësuar

Sela: Fronti Europian mbështje masovike në Ohër!

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, njëherit bartës i listës së kandidatëve për deputetë të Frontit Europian, në njësinë e pestë zgjedhore, bashkë me kandidatë të tjerë dhe zyrtarë partiak të ASH dhe koalicionit, kanë marë pjesë në iftarin e përbashkët me qytetarët në Ohër, njofton Flaka.

Pas iftarit, u bë edhe hapja zyrtare e shtabit qendror të Frontit Europian, gjatë së cilës u shpalos vizioni dhe platforma e Frontit Europian, kandidatura e Presidentit Europian, Bujar Osmani, si dhe u zhvillua edhe një bashkëbisedim me qytetarët.

“Koalicioni për Europë në qytetin e Ohrit ka marë mbështetje masovike nga numër tejet i madh i shqiptarëve dhe qytetarëve të bashkësive të tjera joshumicë në vend”, thonë nga Fronti Europian.

“Atmosferë fitoreje në Ohër e Frontit Evropian. Ohri ngelet kryefjala e marrëveshjes, paqes, solidaritetit dhe bashkjetesës mes komuniteteve”, tha ministri Kreshnik Bekteshi. Flaka Media

Flaka
Botuar nga Flaka 6 Prill, 2024 06:54 Përditësuar