ASH: Policia e VMRO-LEN arrestoi gazetarin, partnerët derdhin lotë krokodili
“Koalicioni VMRO-LEN po tregon dhëmbët edhe pse vetëm disa javë kanë pushtet mbi policinë. Suksesi më i madh i tyre është arrestimi i gazetarit, Furkan Saliu, në një kohë kur Ministri i Punëve të Brendshme është nga radhët e VMRO-së dhe zëvendësdrejtori i policisë, kuadër i Arben Taravarit”, akuzuan nga partia e Ziadin Selës.
Ky i fundit, shton ASH, në vend që të distancohet dhe kërkojë llogari nga kuadrot dhe partnerët e tij, zgjodhi të derdh lotë krokodili dhe të manipulojë me opinionin duke tentuar t’ua hedh fajin të tjerëve.
“Ju bëjmë me dije se koha kur arrestoheshin gazetarët ka kaluar me rënien e VMRO-së dhe ajo më nuk do të kthehet asnjëherë. Është e dhimbshme vetëm tentativa e disa shqiptarëve për të amnistuar dhe për të ringjallur atë regjim duke i bërë avokatin me statuse tragji-komike”, qëndron në reagimin e ASH-së Selës. Flaka Media