Zenku: Arrestimi i kolegut Saliu u bë për shkak të profesionit të tij
Kryeredaktori i Agjencisë së lajmeve Flaka, Driton Zenku ka reaguar pas arrestimit të gazetarit, Furkan Saliu. Sipas Zenkut arrestimi i kolegut Saliu u bë për shkak të profesionit të tij.
”Arrestim i dhunshëm i gazetarit Furkan Saliu. Ky gjest i njësitit special dëshmon që arrestimi i tij u bë me tendencë. Saliu sot u gjend me pranga në duar, për shkak të profesionit të tij. Kolegu Saliu prej ditësh raportonte për planin operativ zgjedhor të VMRO-DPMNE ku përfshiheshte propaganda, lajmet e rrejshme, keqpërdorimi i të dhënave personale, e të tjera”, shkruan Zenku, duke përmbyllur postimin e tij me proverbën popullore: Ujku qimen e ndërron, por zakonin s’e harron. VMRO-DPMNE.
Redaksia e Agjencisë së lajmeve Flaka me shqetësim po ndjek sistatën e arrestimit të kolegut Furkan Saliu. Pasi informacionet e Policisë rreth arrestimit të tij janë të paqarta, ftojmë organet e rendit të lirojnë menjëherë kolegun Saliu.
Policia nënvizon që në përleshje fizike janë përfshi dhe pastaj janë arrestuar tre persona të tjerë. Inicialet e kolegut Saliu përmenden vetem për pronësinë e automjetit që u gjet arma por që automjetin nuk e ka drejtuar Saliu.
Nisur nga këto informata, ftojmë MPB që në moment të lejnë të lirë gazetarin Furkan Saliu. Flaka Media