Dita e pestë e fushatës zgjedhore – ndryshimet kushtetuese temë dominante

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 8 Prill, 2024 20:54

Dita e pestë e fushatës zgjedhore – ndryshimet kushtetuese temë dominante

Ndryshimet kushtetuese mbeten në fokus të fushatës për zgjedhjet presidenciale, por a do ta përjetojnë kulmin e vërtetë brenda fushatës për zgjedhjet parlamentare, si pika kryesore rreth së cilës do të kryqezohen shtizat nëse vendi do të ketë qeveri, përcjell FLAKA.

Nga anulimi i marrëveshjeve dhe kuadri i negociatave te ndryshimet kushtetuese me efekt të vonuar, por edhe amendamentet përpara formimit të qeverisë. Për kandidatët për president, edhe pas pesë ditësh fushatë, Bashkimi Evropian është vendimtar në paraqitjet e tyre.

Dhe qëndrimet e VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së për ndryshimet kushtetuese janë të njohura në politikën zgjedhore.

Profesoresha universitare, Biljana Vankovska, kandidate e së Majtës, është e vendosur për këtë çështje, e cila fillimisht e ndërpret marrëveshjen me Bullgarinë, e më pas hap debatin për një Kushtetutë krejtësisht të re.

Retorika parazgjedhore u ndez pasi pak muaj më parë partitë e shqiptarëve në vend nënshkruan një të ashtuquajtur dokument, marrëveshje xhentlemenësh, me të cilën angazhohen se nuk do të jenë pjesë e qeverisë pa një marrëveshje të qartë për ndryshimet kushtetuese. FLAKA

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 8 Prill, 2024 20:54
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media