“Katastrofë” e Bayern, shpëton vetëm Harry Kane, tani Tuchel rrezikon shkarkimin

Flaka
Botuar nga Flaka 8 Prill, 2024 07:23

“Katastrofë” e Bayern, shpëton vetëm Harry Kane, tani Tuchel rrezikon shkarkimin

Në disfatën e rëndë përballë Heidenheim, kishte vetëm një detaj pozitiv: Harry Kane vendosi një rekord të ri. Me golin e shënuar, “bomberi” anglez shkoi në kuotën e 38 finalizimeve këtë sezon, plus 12 asiste. Harry Kane bëhet lojtari i parë në Evropë, në 5 kampionatet më të rëndësishme, që arrin këtë shifër, ka marrë pjesë në 50 gola që Bayern Munich ka shënuar këtë sezon.

Klubi gjerman investoi 100 milionë euro për Kane, duke vendosur një rekord të ri në klub, por Kane deri më tani ka justifikuar çdo qindarkë. Humbja kundër Heidenheim, një humbje me përmbysje, është përjetuar si dramë në shtëpinë e Bayern Munich, me Max Eberl që dukej i tërbuar përpara gazetarëve:

“Nuk më plas fare se kush do të jetë trajneri i ri, jemi të përqendruar vetëm tek Arsenal, duket ta fitojmë atë ndeshje”, u shpreh drejtori sportiv i Bayern Munich, duke u pyetur më pas në lidhje me të ardhmen e Thomas Tuchel: “Nuk mund të garantoj se do të mbyll sezonin”, u shpreh shkurtimisht Eberl.

Flaka
Botuar nga Flaka 8 Prill, 2024 07:23