Sa janë terrenet e futbollit një skenë për kalkulime politik parazgjedhore?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 8 Prill, 2024 21:10

Sa janë terrenet e futbollit një skenë për kalkulime politik parazgjedhore?

Periudha parazgjedhore dhe retorika e nxehtë politike janë një arsye shtesë që disa nga garat sportive bien në kategorinë e rrezikshmërisë më të lartë, sipas Federatës së Futbollit, përcjell FLAKA.

Pavarësisht se në periudhën e fundit terrenet e futbollit në ligat e ulëta janë më të sigurta, retorika parazgjedhore dhe e nxehur politike i bëjnë ndeshjet me rrezikshmëri më të lartë, thonë nga FFM-ja, dhe prej andej nuk habiten as ekspertët e as federata nga ngjarjet si incidenti i djeshëm i duelit mes FC Konjares dhe KF Kumanovës nga Liga e Tretë e Futbollit.

Përveç pjesëmarrësve, sulmohen fizikisht edhe gjyqtarët dhe lojtarët dhe shpeshherë del në sipërfaqe momenti ndëretnik, thotë profesori universitar Ivan Atanasovski – njohës i problemit. Sipas tij, është thelbësore të respektohet dhe të zbatohet ligji për sjellje të pahijshme në garat sportive, në vend që të grumbullohen pikë politike për incidente të tilla, kur emocionet në zgjedhje dhe në fund të kampionateve janë në nivele më të larta.

“Në një farë mënyre kam ndjesinë se në parazgjedhore aktualisht ligat në Maqedoni janë në përfundim e sipër, si rrjedhojë tensioni po rritet tek lojtarët dhe tek publiku, sa herë që ka zgjedhje, ai moment etnik është më dominues se sa momentin sportiv. Kur dëshiron të bësh kaos në vend dhe ta shfaqësh atë në mënyrën më të lehtë në mënyrën më të shpejtë, sporti apo futbolli është momenti më i mirë për ty, ka grupe tifozësh që janë kryesisht të rinj, të cilëve vërtet u vlon gjaku dhe mund t’i manipulosh shumë më lehtë bëj një incident të caktuar.”

Për të parandaluar incidente të ngjashme, departamenti i sigurisë dhe integritetit të FFM-së thotë se në këtë periudhë të ndjeshme është planifikuar një prani më e madhe e policisë në gara dhe për këtë tashmë kanë biseduar me MPB-në.

“Për periudhën në vijim, bashkërisht me përfaqësuesit e MPB-së kemi konstatuar se do të duhet të jemi në komunikim të ngushtë me MPB-në për të ndërmarrë masa dhe aktivitete shtesë nëse është e nevojshme. Çfarë do të thotë në periudhën në vijim, pasi jemi në proces parazgjedhor dhe në fushata të nxehta politike? Ashtu është, nuk do të dëshironim normalisht që përmes masave dhe aktiviteteve të caktuara në radhë të parë nga policia, përmes parandalimit mbi të gjitha, të mos i kthenim stadiumet në arena për diçka krejt tjetër që është jashtë futbollit”.

Pas incidentit dhe ndërprerjes prej 70 minutash të garës në Konjare, ai megjithatë u luajt deri në fund. Mysafirët nga Kumanova fituan 2:0 dhe me këtë janë më afër hyrjes në një rang më të lartë, për të cilin konkurrentët më të mëdhenj e kanë Sheknedija nga Haraçina. FLAKA

BURIMI: KANAL 5

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 8 Prill, 2024 21:10