Taravari në mbështetje të mjekëve: Nevojitet përmirësimi i kushteve për punë

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 8 Prill, 2024 18:33

Taravari në mbështetje të mjekëve: Nevojitet përmirësimi i kushteve për punë

Kandidati për president i koalicioni VLEN, Arben Taravari ka zhvilluar takime me mjekët ndaj të cilëve ka treguar gatishmëri për mbështetjen ndaj tyre, përmirësimin e kushteve të punës, sistemimin e shërbimeve mjekësore nëpër zona rurale dhe motivimin e mjekëve për mos largimin nga vendi.

Taravari tha se përmes ndryshimeve ligjore në Ligjin për shëndetësi publike, duhet të rregullohet çështja e angazhimit të mjekëve të rinj të suksesshëm menjëherë në sistemin shëndetësor dhe rritjen e mbështetjeve financiare për specializime. /Alsat.mk

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 8 Prill, 2024 18:33