BDI: Përgëzojmë zgjidhjen e çështjes së diplomave të medresesë “Isa Beu”

Flaka
Botuar nga Flaka 9 Prill, 2024 11:02

BDI: Përgëzojmë zgjidhjen e çështjes së diplomave të medresesë “Isa Beu”

Zëvendës kryeministri  Artan Grubi i shoqëruar nga ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri dhe zëvendës ministri i Mbrojtjes Tiron Jajaga  sot vizituan Bashkësinë Fetare Islame dhe takuan Reisul Ulema e Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, H. Hfz. Shaqir Ef. Fetai.

Duke përcjellë urimet për muajin e shenjtë të Ramazanit dhe prag festa e Bajramit, Grubi dhe Shaqiri i kanë dorëzuar reisit aktvendimin që është verifikuar medreseja “Isa Beu” në Shkup.

Pas 40 vitesh themelimi, kabineti qeveritar i jep fund problemit me verifikimin dhe njohjen e diplomave nga përfundimi i mësimit në këtë medrese dhe të gjithë nxënësit që përfundojnë mësimin në këtë medrese janë të barabartë me të tjerët.

Anëtarët e kabinetit qeveritar nga rradhët e BDI-së në këtë mandat po shënojnë histori në punë të mëdha, për qytetarët, për të mirën dhe të ardhmen e vendit.

Flaka
Botuar nga Flaka 9 Prill, 2024 11:02
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media