Çfarë thanë në shtratin e vdekjes? Fjalët e fundit të 33 njerëzve të famshëm

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Prill, 2024 21:03

Çfarë thanë në shtratin e vdekjes? Fjalët e fundit të 33 njerëzve të famshëm

Njerëzit gjithnjë janë magjepsur nga fjalët e fundit që thonë njerëzit përpara vdekjes. Ndoshta ato fjalë janë të mbushura me dije, një shaka e fundit, por ndoshta edhe një konfirmim se kush do të marrë atë që ndodhet në testament.

Prekëse, qesharake, të trishtuara e të çuditshme – fjalët e fundit mund të jenë po me aq impakt sa dhe vetë e gjithë jeta.

Ju sjellim 33 prej tyre:

1 – Joseph Wright ishte një gjuhëtar që redaktoi Fjalorin Anglez me Dialekt. Fjala e tij e fundit ishte:“Fjalor”.

2 – Fjala e fundit e artistit italian Raphael ishte: “I lumtur”

3 – Kompozitori Gustav Mahler vdiq në shtrat, duke kryer një orkestër imagjinare. Fjala e fundit ishte: “Moxart”

4 – Frank Sinatra vdiq pasi tha: “Po e humb!”

5 – Fjalët e fundit të Xhorxh Oruell ishin: “Në moshën 50 vjeçare, të gjithë kanë fytyrën që meritojnë”. Ai vdiq në moshën 46-vjeçare.

6 – Filozofi Zhan Pol Sartri u kthye nga gruaja e tij Simone de Beauvoir dhe i tha: “Të dua shumë e dashura ime”.

7 – Nostradamusi bëri një parashikim të fundit kur tha: “Nesër, në agim, nuk do të jem më këtu” dhe kishte të drejtë.

8 – Autori Vladimir Nabokov ishte gjithashtu një entomologjist, veçanërisht i interesuar për fluturat. Fjalët e tij të fundit: “Një flutur e sigurtë ka gjithnjë krahë”.

9 – Marie Antoinette ndaloi pranë ekzekutuesit të saj drejt gijotinës dhe tha: “Më fal, Zot”.

10 – Kur Sir Isak Njutoni vdiq, ai ishte i përulur. Ai tha: “Nuk e di si i dukem botës. Por unë e shoh veten si një djalë që ka lozur në breg të detit duke mbledhur guralecë, dhe një oqean i tërë që shtrihet para meje”.

11 – Leonardo Da Vinçi ishte gjithashtu modest dhe tha: “E kam fyer Zotin dhe njerëzimin pasi vepra ime nuk arriti cilësinë që duhet të kishte arritur”.

12 – Richard Feynman, një fizikan, autor, muzikant, profesor dhe udhëtar vdiq në Los Anxheles në vitin 1988. Fjalët e tij të fundit: “Do e urreja të vdisja dy herë. Është kaq e mërzitshme”.

13 – Ndërsa Benjamin Franklin shtrihej në prag vdekje në moshën 84-vjeçare, vajza e tij i tha që të ndryshonte pozicion në shtrat që të merrte frymë më mirë. Fjalët e fundit të Benjamin drejtuar vajzës ishin:“Një person gati për të vdekur nuk mund të bëjë asgjë lehtë”.

14 – Charles “Lucky” Luciano ishte një gangster i famshëm që ndihmoi amerikanët me mafian siçiliane gjatë Luftës së Dytë Botërore. Fjalët e tij të fundit ishin: “Thuaji Xhorxhit që historinë time ta tregojnë në filma”. Dhe dëshira e tij u realizua. Shumë filma të Hollivudit janë bërë për të.

15 – Arthur Conan Doyle, që shkroi veprat e Sherlok Holmsit vdiq në moshën 71-vjeçare në oborrin e tij. Ai u kthye nga bashkëshortja dhe i tha: “Je e mrekullueshme” dhe më pas vdiq.

16 – Shkrimtari T.S.Eliot pëshpëriti vetëm një fjalë para se të vdiste: “Valerie!” (Emri i bashkëshortes së tij)

17 – Përpara se Ernest Heminguei të vetëvritej ai i tha bashkëshortes së tij Mary: “Natën e mirë kotelja ime”

18 – Ndërsa vdiste Alfred Hitchcock tha: “Askush nuk e di fundin. Dikush duhet të vdesë që ta dijë me saktësi se çfarë ndodh pas vdekjes”.

19 – Vladimir Lenin në prag të vdekjes tha “Bravo, qen i zgjuar” një qeni që i solli një zog të ngordhur.

20 – Sipas motrës së tij Mona, fjalët e fundit të themeluesit të Apple Steve Jobs ishin “Oh uau, oh uau, oh uau”.

21- Në përkujtimin e saj të vitit 2014, ish-e fejuara e Elvis Preslit, Ginger Alden kujtoi fjalët e fundit që ai tha para vdekjes në vitin 1977. Gjatë një nate pa gjumë, Presley i tha Alden, “Do të shkoj të lexoj në banjo”.

22- Fjalët e fundit të filozofit Karl Marks, njeriut që themeloi komunizmin ishin: “Fjala e fundit u përket budallenjve që nuk kanë folur mjaftueshëm”

23- Fjalët e fundit të Arkimedit ishin: “Qëndro largo diagramës time or mik”. Arkimedi u vra gjatë Luftrave Punike. Sipas historianit Plutark, ushtari e urdhëroi Arkimedin të ikte me të, por ai refuzoi pasi nuk çohej pa zgjidhur problemin. Ushtari e vrau. E si mund të vdiste ndryshe një matematicien i madh?

24-Napoleon Bonaparti, strategu ushtarak dhe lider politik i mbylli sytë duke menduar për Francën dhe bashkëshorten e tij. Fjalët e fundit ishin: “Franca, ushtria, kreu i ushtrisë, Jozefina”

25 – August Çezari, perandor i Romës, fjalët e fundit: “E gjeta Romën në baltë, po e lë në mermer”. Gjithashtu miqtë e tij rrëfejnë se gjatë fundit të tij, ai ka thënë: “A nuk e luajta mirë pjesën? Atëherë më duartrokisni”.

26- Joe Di Maggio, lojtar bejsbolli: “Më në fund e pashë Merilin Monronë”. I famshmi Di Maggio pati një martesë me bionden më të famshme të të gjitha kohërave.

27 – Fjalët e fundit të Charles Darvin, teoricieni i evolucionit: “Nuk kam aspak frikë nga vdekja”. E si mund të ndodhte ndryshe?

28 – Bob Marley, muzikant, fjalët e fundit: “Paratë nuk mund të blejnë jetën”. E vërtetë.

29 -Mësohet se Ludvig van Beethoven, që ishte i shurdhër në fund të jetës së tij të ketë thënë: “Unë do të dëgjoj në parajsë”, ndërsa disa të tjerë sugjerojnë se ka thënë: “Duartrokisni miq, komedia përfundoi”.Por ka të tjerë që thonë se pasi një publicist i solli kompozitorit 12 shishe verë, fjalët e tij të fundit ishin: “Sa keq, shumë vonë”.

30- Pak përpara vdekjes, Thomas Edison (shpikësi i llampës) doli nga koma, hapi sytë dhe i tha gruas së tij: “Është shumë bukur këtu”. Thuhet se i referohej pamjes nga dritarja.

31- Disa e konsiderojnë Pablo Picasso-n si piktorin, skulptorin dhe themeluesin e formës së tij të artit si artisti më i famshëm i shekullit të 20-të. Fjalët e fundit të tij ishin: “Pini për mua. Pini për shëndetin tim. Ju e dini se unë s’pi dot më”.

32- Shqiptarja Gonxhe Bojaxhiu (Tereza) është një prej njerëzve më të famshëm në botë, e njohur në Indi, ku kaloi më shumë se 45 vjet duke ndihmuar të varfrit e jetimët. Fjalët e fundit të shenjtores ishin: “Jezus të dua. Jezus të dua”.

33- Winston Churchill është konsideruar si një prej liderëve më të mëdhenj në histori pasi drejtoi Britaninë e Madhe gjatë Luftës II Botërore. Fjalët e fundit ishin: “Më ka ardhur në majë të hundës me të gjitha”. Legjendare, ashtu si edhe ai.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Prill, 2024 21:03
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media