Çmimet e prodhimeve industriale në RMV në shkurt ishin më të larta

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Prill, 2024 18:34 Përditësuar

Çmimet e prodhimeve industriale në RMV në shkurt ishin më të larta

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, gjatë muajit shkurt 2024, Indeksi i çmimeve të shitjes së prodhuesve të prodhimeve industriale, janë më të larta për 0.4% në nivel mujor dhe më të ulëta për 2.2%, në nivel vjetor, transmeton Portalb.mk.

Në muajin shkurt 2024, krahasuar me muajin janar 2024, çmimet e shitjes së prodhuesve të prodhimeve industriale totali, janë më të larta në sektorin miniera dhe gurorë për 2.0%, në sektorin industria përpunuese për 0.6%, ndërsa më të ulëta në sektorin furnizime me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar për 5.4%, derisa në sektorin furnizim me ujë heqjen e ujit, menaxhimin e mbetjeve dhe aktivitetet e rehabilitimit të mjedisit mbeten të pa ndryshueshme.

164
SONDAZHI NË FLAKA

A mendoni nëse Maqedonia e Veriut po shkon rrugës së mbarë?

Në muajin shkurt 2024, krahasuar me muajin e njejtë të vitit paraprak, çmimet e shitjes së prodhuesve të prodhimeve industriale totali, janë më të ulëta në sektorin miniera dhe gurorë për 12.2%, në sektorin industria përpunuese për 1.6%, në në sektorin furnizime me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar për 6.3% ndërsa në sektorin furnizim me ujë heqjen e ujit, menaxhimin e mbetjeve dhe aktivitetet e rehabilitimit të mjedisit janë më të larta për për 1.6%.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, gjatë muajit shkurt të vitit 2024, çmimet e shitjes së prodhuesve të prodhimeve industriale në tregun e jashtëm në nivel mujor janë më të larta për 0.8%, ndërsa në nivel vjetor janë më të ulëta për 2.3%.

Në muajin shkurt 2024, në krahasim me muajin janar 2024, çmimet e shitjes së prodhuesve të prodhimeve industriale në tregun e jashtëm janë më të larta në sektorët miniera dhe gurorë për 2.2%, ndërsa në sektorin industria përpunuese për 0.7%.

Në shkurt të vitit 2023, në krahasim me muajin e njejtë të vitit paraprak, çmimet e shitjes së prodhuesve të prodhimeve industriale në tregun e jashtëm janë më të ulëta në sektorin miniera dhe gurorë për 13.2%, dhe në sektorin industria përpunuese për 1.7%.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Prill, 2024 18:34 Përditësuar

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
164
SONDAZHI NË FLAKA

A mendoni nëse Maqedonia e Veriut po shkon rrugës së mbarë?