Fitër Bajrami, Rama uron besimtarët myslimanë, ja simboli që shpërndau

Rina Selimi
Botuar nga Rina Selimi 10 Prill, 2024 06:19

Fitër Bajrami, Rama uron besimtarët myslimanë, ja simboli që shpërndau

 Kryeministri Edi Rama ka uruar këtë mëngjes të gjithë besimtarët myslimanë për festën Fitër Bajramin. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka uruar besimtarët, në këtë ditë të shenjtë për kalendarin islam me një foto që ku shihen “tespie”, ose një varg me rruaza në vendosura në formën e një zemre.

“MIRËMËNGJES GËZUAR FITËR BAJRAMIN”, shkruan Rama, ndërsa ka postuar dhe një foto të veçantë, simbol i besimtarëve myslimanë.

Fiter Bajrami është festa e cila bëhet pas mbarimit të muajit të Ramazanit. Emri Fitër Bajram vjen nga fakti se myslimanët para ditës së Bajramit shpërndajnë lëmoshë, solidarizohen me të varfrit, dhe kështu në këtë mënyrë festojnë së bashku këtë festë. 

Rina Selimi
Botuar nga Rina Selimi 10 Prill, 2024 06:19