Guardiola: E pamundur të ndalosh kundërsulmet e Real Madridit

Rina Selimi
Botuar nga Rina Selimi 10 Prill, 2024 06:22

Guardiola: E pamundur të ndalosh kundërsulmet e Real Madridit

Pep Guardiola e sheh pozitivisht barazimin 3-3 në fushën e Real Madrid, sidomos për faktin se skuadra e tij reagoi pasi u gjet në disavantazh.

“Kam ndjesi të mira. Mendoj se njerëzit ia kaluan mirë pas gjashtë golave! Ne të dy donim të sulmonim, në mënyra të ndryshme, por të sulmonim. Ti e kalon ditën duke u shqetësuar se si të kontrollosh tranzicionet e Madridit, por është e pamundur, është plotësisht e pamundur. Ti thjesht përfundon duke i minimizuar ato. Pësuam pak në pjesën e parë, edhe pse patëm shumë humbje topi dhe loja përfundoi duke u çmendur. Më e mira ishte se me 2-1 reaguam. Në këtë fushë ndeshjet nuk mbarojnë kurrë dhe treguam personalitet. Ashtu si edhe cilësi.

Çfarë thashë gjatë pushimit?

Se kishin mbetur edhe 45 dhe 90 minuta. Se nëse sulmoni me rrëmujë, nuk keni çfarë të bëni. Dhe se duhej të ishim shumë më të qetë, sepse lëvizëm shumë në të parën. Dhe të bëheshim më të saktë në pasim. Hape, mbylle, hape, mbylle… dhe prit që ata lart ta kapnin.

Kurrë nuk është e pamundur, por është shumë e vështirë, ndaj përpiqesh ta minimizosh. Vinicius dhe Rodrigo kanë aftësinë të driblojnë, të gjuajnë… dhe më pas është Kros, i cili lëviz ekipin në një mënyrë që vetëm ai mund ta bëjë. Një barazim. Tani presim kthimin.

De Bryjne?

Kur folëm tha se ishte mirë, por në dhomat e zhveshjes tha jo, se po villte pa fund. Se ishte keq. Shpresoj të kthehet të mërkurën, sepse është kyç, ai sheh gjëra që të tjerët nuk janë në gjendje t’i bëjnë. Kushdo që fiton do të shkojë në gjysmëfinale. Nuk duhet të bëni shumë analiza”, tha Guardiola pas ndeshjes.

Rina Selimi
Botuar nga Rina Selimi 10 Prill, 2024 06:22