Agjenda/ Kryesuesi i radhës i OSBE-së, sot do të vizitojë Kosovën

Flaka
Botuar nga Flaka 11 Prill, 2024 07:14

Agjenda/ Kryesuesi i radhës i OSBE-së, sot do të vizitojë Kosovën

Kryesuesi i Radhës i OSBE-së, Ministri i Punëve të Jashtme, Çështjeve Evropiane dhe Tregtisë së Maltës, Ian Borg, do ta vizitojë Kosovën sot për të diskutuar rreth angazhimit të OSBE-së dhe për t’u takuar me liderët politikë.

“Refuzimi i Serbisë për ta njohur pavarësinë e Kosovës, barrierë për demokratizim”
Gjatë vizitës së tij, Kryesuesi Borg do të takohet me Presidenten Vjosa Osmani-Sadriu, kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla-Schwarz, njofton RTK. Ai gjithashtu do të mbajë takime me Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, dhe stafin e misionit, dhe do të takoj pjesëmarrëse nga Akademia e Dialogut e OSBE-së.


“Kryesuesi Borg do të udhëtojë në Qendrën Rajonale të OSBE-së në Gjilan për t’u takuar me organizatat lokale të shoqërisë civile dhe përfaqësuesit e komuniteteve nga komuna të ndryshme për të diskutuar rreth të drejtave të komuniteteve, angazhimin e të rinjve dhe fuqizimin e grave. Ai do të takohet edhe me kryetarët e komunave që përfaqësojnë komunitete të ndryshme për të diskutuar lidhur me bashkëpunimin ndër-komunal të mbështetur nga OSBE. Ministri Borg do të takohet edhe me Peshkopin Teodosije nga Kisha Ortodokse Serbe”, njofton OSBE.

675
SONDAZHI JAVOR

A duhet të tërhiqet “Qeveria teknike” nga detyrat e saj sipas Ligjit për Qeverinë?

Flaka
Botuar nga Flaka 11 Prill, 2024 07:14

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
675
SONDAZHI JAVOR

A duhet të tërhiqet “Qeveria teknike” nga detyrat e saj sipas Ligjit për Qeverinë?