Arsenali para Man. Junajtedit, në garë për portugezin e Vulverhemptonit

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 11 Prill, 2024 18:13

Arsenali para Man. Junajtedit, në garë për portugezin e Vulverhemptonit

Arsenali ka kaluar përpara Man. Junajtedit në garën për të nënshkruar mesfushorin e Vulverhemptonit, Zhoao Gomes. 23-vjeçari ka befasuar në sezonin e tij të parë të plotë në Premier Ligë nën drejtimin e Gary O’Neil. Gomes ka bërë 42 paraqitje që kur iu bashkua klubit Vulverhemptonit në një transferim 15 milionë eurosh në janar të vitit të kaluar nga Flamengo. Këto paraqitje të mira kanë bërë që ai të grumbullohet edhe në ekipin kombëtar brazilian.

Sipas mediave britanike, Arsenali është favorit në garën për të nënshkruar me Gomes në merkaton e verës, pavarësisht interesimit nga Mançester Junajtedi, që gjithashtu dëshiron lojtarin. “Topçinjtë” do të kërkojnë të hyjnë në negociata me Vulverheptonin këtë verë për mesfushorin.

Zhoao Gomes ka kontratë me Volverheptonin deri në vitin 2028, ndërkohë që kostoja e kartonit të tij është rreth 30 milionë euro, pra dy herë më e lartë se ajo e para një viti. Lojtari ka realizuar edhe 3 gola në Premier Ligë, dy këtë sezon.

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 11 Prill, 2024 18:13