Dita e tetë e fushatës presidenciale, çfarë është në fokus?

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 11 Prill, 2024 19:50

Dita e tetë e fushatës presidenciale, çfarë është në fokus?

Dita e tetë e fushatës presidenciale… Liderët e dy partive më të mëdha maqedonase, Mickoski dhe Kovaçevski sot kanë dhënë deklarata për media, përcjell FLAKA.

Liderët e LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së kanë vlerësime të ndryshme për rrjedhën aktuale të fushatës zgjedhore për zgjedhjet presidenciale. Për Kovaçevskin, kandidati Pendarovski po zhvillon një fushatë pozitive. Mickoski, nga ana tjetër, pret falje nga Pendarovski ndaj Siljanovska Davkovës, për, siç thotë ai, fyerjet e drejtuara ndaj saj. Ai thotë se është i gatshëm për duel me Pendarovskin, por së pari duhet të jetë lider i LSDM-së.

“Pendarovskin e shoh pas mitingjeve se si thëllëzon, llogarit me të gjithë praktikisht dhe mirë, kjo është mënyra e tij për të bërë një fushatë mendoj. Nuk do të doja të komentoja për Kovaçevskin sepse ai është zhdukur, njeriu është zhdukur, dhe Pendarovski për të debatuar me mua, fillimisht duhet të jetë kryetar i LSDM-së, LSDM së shpejti do të jetë partia më e madhe opozitare, dhe unë jam tek ai disponim ne cdo kohe per cdo debat, ai do te zgjedhe mediumin, do te zgjedhe oren, diten dhe une nuk e kam problem te debatoj. Por këto zgjedhje presidenciale duhet të përfundojnë tani”, tha Mickoski.

Pas thirrjeve të partisë opozitare se ai nuk do të dalë në tubimet e kandidatit të tyre për president, Kovaçevski thotë se Pendarovski është i aftë që vetë ta shpjegojë programin e tij zgjedhor dhe se a do të paraqitet varet nga njësitë zgjedhore.

“Në tubimet e presidentit Pendarovski marrim pjesë në përputhje me njësitë zgjedhore në të cilat përcaktohet secili kandidat për deputet. Kur ai ishte në mitingun në Aerodrom dhe Kisella Vodë, unë kisha edhe fjalimet e mia. Është shumë më shpejt të bëhesh kryetar i VMRO-DPMNE-së sepse për t’u bërë kryetar i LSDM-së duhet të shkosh menjëherë në votim nga të gjithë anëtarët. Dhe unë jam zgjedhur me mbi 42.000 vota, ndërsa në VMRO-DPMNE mund të bëhesh kryetar në sallën e “Folkfest Vallandove” me 400 delegatë, do të të shkruajnë në listë”, tha Kovaçevski.

Edhe në ditën e tetë të fushatës zgjedhore dominojnë mesazhet për të ardhmen evropiane të Maqedonisë, ndryshimet kushtetuese, mbrojtjen e interesave kombëtare dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve. FLAKA

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 11 Prill, 2024 19:50