E rëndë/ Policia qëllon me breshri plumbash 96 herë drejt 26-vjeçarit brenda 41 sekondash!

Flaka
Botuar nga Flaka 11 Prill, 2024 07:04

E rëndë/ Policia qëllon me breshri plumbash 96 herë drejt 26-vjeçarit brenda 41 sekondash!

Një ngjarje e rëndë në ka ndodhur në SHBA, ku një 26-vjeçar ka mbetur i vdekur pasi një breshëri plumbash u drejtuan drejt tij nga policia.

26-vjeçari nga Çikago u ndalua nga policia pasi nuk kishte vendosur rripin e sigurisë.

Ngjarja ka ndodhur në 21 mars ndërkohë që është filmuar nga kamerat e uniformave që policët kishin veshur.

Policët i kërkuan që të dilte nga automjeti, por ai refuzoi.

I rrethuar nga katër policë, dëgjohet një e shtënë dhe kaq ka mjaftuar që ata të hapnin zjarr drejt automjetit, ku i riu mbeti i vdekur në vendngjarje.

Sipas hetimeve që pasuan, policia ka qëlluar gjithsej 96 herë në 41 sekonda.

Sipas një deklarate nga Zyra Civile e Përgjegjësisë së Policisë, provat fillestare tregojnë se Reed hapi zjarr i pari, me katër oficerë që iu përgjigjën zjarrit.

Sipas New York Post, në videot e publikuara për publikun nuk ka asnjë imazh të qartë të 26-vjeçarit që ka qëlluar ndaj policisë.

Por, thuhet se në makinën e tij është gjetur një armë.

Familja e 26-vjeçarit po bën thirrje për një hetim të mëtejshëm për atë që ndodhi dhe çoi në vdekjen e tij.

Avokati i tij argumenton se të shtënat ishin të paligjshme duke qenë se oficerët nuk kishin veshur uniforma dhe nuk u identifikuan.

Flaka
Botuar nga Flaka 11 Prill, 2024 07:04