Messenger bën ndryshime dhe përdoruesit mezi i kanë pritur!

Flaka
Botuar nga Flaka 11 Prill, 2024 06:29

Messenger bën ndryshime dhe përdoruesit mezi i kanë pritur!

Meta ka njoftuar se përdoruesit e Messenger do të mund të krijojnë albume të përbashkëta në bisedat e tyre, të dërgojnë foto me cilësi të lartë dhe dokumente deri në 100 MB. Kjo risi synon përdoruesit që duan të krijojnë albume të përbashkëta ose shpërndajnë imazhe HD përmes shërbimeve si Google Drive.

Deri më tani, përdoruesit mund të shihnin vetëm një mori fotosh të shpërndaara në një bisedë dhe s’mund t’i organizonin. Tashmë ata mund t’i ndajnë fotot dhe videot në bisedat në grup sipas tematikës që duan. Për ta bërë këtë, mjafton të përzgjidhni fotot nga biseda dhe të shtypni “krijo albumin”. Këtë mund ta bëni edhe duke mbajtur shtypur njërën prej fotove. Nëse doni të shtoni foto të tjera në një album ekzistues, klikoni opsionin “Add to album”. Të gjithë pjesëmarrësit në bisedë mund të shohin, shtojnë, fshijnë dhe shkarkojnë fotot e ideot. Për të gjetur albumin, duhet të hyni në seksionin “Media” brenda bisedës.

Flaka
Botuar nga Flaka 11 Prill, 2024 06:29