Momenti kur lideri i Hamasit e kupton se Izraeli ia ka vrarë tre djemtë dhe katër nipat

Flaka
Botuar nga Flaka 11 Prill, 2024 07:44

Momenti kur lideri i Hamasit e kupton se Izraeli ia ka vrarë tre djemtë dhe katër nipat

Disa pamje të publikuara në media, tregojnë momentin kur kur lideri i Hamasit,  Ismail Haniyeh mori lajmin për vrasjen e tre fëmijëve dhe katër nipërve të tij.

Haniyeh po vizitonte palestinezët e plagosur të cilët u evakuuan nga Gaza për trajtim në një spital në Doha në momentin kur mori vesh lajmin, transmeton gazeta online Reporteri.net.

Sipas pamjeve të verifikuara nga Al Jazeera, Haniyeh pas lajmit citohet të ketë thënë: “Zoti ua lehtësoftë rrugën”.

Ndërkohë sipas BBC, lideri politik i Hamasit, Ismail Haniyeh, ka konfirmuar se tre nga djemtë dhe katër nipërit e tij janë vrarë në një sulm ajror në Gaza. Mediat e lidhura me Hamasin thanë se makina me të cilën po udhëtonin djemtë e tij u godit në kampin Al-Shati pranë qytetit të Gazës.

Haniyeh tha se incidenti nuk do të ndryshonte kërkesat e Hamasit në bisedimet që synojnë arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi.

Flaka
Botuar nga Flaka 11 Prill, 2024 07:44