Në Qeveri me VMRO-DPMNE-në dhe VLEN-in apo me LSDM-në dhe BDI-në? Ja çfarë thotë Maksim Dimitreivski nga “ZNAM”

Flaka
Botuar nga Flaka 11 Prill, 2024 07:28

Në Qeveri me VMRO-DPMNE-në dhe VLEN-in apo me LSDM-në dhe BDI-në? Ja çfarë thotë Maksim Dimitreivski nga “ZNAM”

Kandidati për president nga lëvizja “ZNAM”, Maksim Dimitrievski në Click Plus në TV21 u pyet nëse do të preferonte të bëhej pjesë e një Qeverie me partitë aktuale në opozitë, gjegjësisht Qeveri mes VMRO-DPMNE dhe VLEN apo Qeveri me partitë aktuale në pushtet LSDM-BDI. Dimitrievski thotë se nuk do të koaliciononte me udhëheqësinë aktuale të LSDM-së, ndërsa edhe për VMRO-DPMNE-në thotë se nuk do të koalciononte nëse kjo parti ende i ka shprehitë e vjetra.
-Qeveri me VMRO-DPMNE-në dhe opozitën e bashkuar shqiptare VLEN, sepse sipas anketave, 5-6 deputetë do t’i merrte ZNAM, numër solid për pjesëmarrje në Qeveri, a do të hynit në këtë qeveri, apo do të hynit në Qeveri LSDM-BDI?
“Një gjë mund ta them me përgjegjësinë më të madhe në studion tuaj, se ne si ZNAM, parti e sapoformuar, në asnjë moment nuk do të formojmë shumicë me udhëheqësinë aktuale të LSDM-së. Por nga ana tjetër në koalicionin e ardhshëm sigurt nuk do të bisedojmë me asnjë nga VMRO nëse ende i tërheqin narrativët dhe shprehitë e vjetra. Ata e kanë turbulluar ujin, le të koalicionojnë, edhe ashtu komunikojnë mirë mes vete, kurse ne do të mbesim opozitë me qytetarët”, tha Dimitrievski në TV21.

Flaka
Botuar nga Flaka 11 Prill, 2024 07:28