Akademia e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Publikë ka paraqitur një padi në Gjykatën Administrative pas vendimit të KSHPK-së

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Prill, 2024 17:47

Akademia e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Publikë ka paraqitur një padi në Gjykatën Administrative pas vendimit të KSHPK-së

Akademia për gjyqtarë dhe prokurorë publikë ka paraqitur padi në Gjykatën Administrative pas vendimit të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit se Akademia e shkel ligjin gjatë periudhës zgjedhore me konkursin dhe testimin e kandidatëve për gjyqtarë dhe prokurorë.

Nga Akademia theksoJNË se para dhe gjatë seancës publike të KSHPK-së, e cila u zhvillua më 10 prill, ka pasur shumë shkelje procedurale, për të cilat Akademia do të kërkojë mbrojtje gjyqësore dhe do t’i realizojë të drejtat e saj para Gjykatës Administrative.

“Akademia pas marrjes së vendimi nga KSHPK-ja, do të bëjë padi brenda afatit ligjor dhe do të bazohet në fakte, jo në marketing politik, falsifikime dhe insinuata, siç ishte rasti me seancën publike, kur kandidati për president iu referua disa letrave dhe paraqiti spekulime dhe trillime të ndryshme, ndërsa Akademisë iu mohua e drejta për t’iu përgjigjur atyre”, kumtuan në atë kohë nga Akademia.

Nga aty shprehën besimin tek institucionet e sistemit dhe paralajmërojnë se do të respektojnë vendimin e Gjykatës Administrative.

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, në seancën publike, me pesë vota e miratoi ankesën e Gordana Siljanovska – Davkova, kandidate presidenciale e VMRO-DPMNE-së, për shkelje të dispozitave të Ligjit  për pengimin e korrupsionit dhe përplasjes së interesave dhe nga Kodi zgjedhor. Komisioni, në përputhje me kompetencat e tij, do të marrë masa dhe do të inicojë procedurë për përcaktimin e përgjegjësisë para organeve kompetente.

Sipas ankesës së Siljanovska – Davkova, të parashtruar më 6 prill nga KSHPK, Akademia e gjykatësve dhe prokurorëve publikë (AGJPP), në kundërshtim me Kodin zgjedhor, ka lidhur marrëdhënie pune me kandidatët të cilët e vizitojnë stërvitjen për gjykatës dhe prokurorë publikë.

Në elaborimin e ankesës, shkruan se Akademia për gjykatës dhe prokurorë publikë në janar të vitit 2023 ka publikuar shpallje për pranim të 130 dëgjuesve për gjykatës të ardhshëm dhe prokurorë publikë, ndërsa pas testeve paraprakisht të kryera për gjuhë të huaj, testit psikologjik dhe testit për integritet, më 29 mars të vitit 2024, AGJPP e publkikon orarin për dhënien e testit kualifikues.

Drejtoresha e Akademisë për gjyqtarë dhe prokurorë publikë, Natasha Gaber – Damjanovska, në seancë theksoi se janë të pakënaqur me vendimin dhe se drejtësinë do ta kërkojnë para Gjykatës Administrative dhe, siç tha, humbësit më të mëdhenj në këtë rast janë kandidatët.

“Pra i gjithë procesi ynë i testimit nuk përkon me afatin e përcaktuar në ligj. Procesi ynë ka filluar në janar të vitit 2023 dhe është ende në vazhdim, nënvizoi Gaber-Damjanovska, duke shtuar se nuk dihet saktësisht se kur do të përfundojë ai proces dhe se nuk është një punësim klasik.

Ajo nënvizoi se bëhet fjalë për një çështje me interes serioz publik, e cila do të ketë pasoja afatgjata në kapacitetin e punës së gjykatave dhe prokurorive.

208
SONDAZHI JAVOR

 A mendoni se VLEN do të shndërrohet në një subjekt politik?

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Prill, 2024 17:47

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.

Çfarë ndodh me trupin tuaj kur ndaloni duhanin

Ushqimet e shpejta, këshilla për të shmangur sëmundjet

Vitaminë C dhe fibra: Pse duhet të konsumoni më shumë limon

Boronica: Super-fruti që revolucionarizon shëndetin

Largim i papritur i trupave gjermanë nga Grenlanda vetëm 44 orë pas mbërritjes

Reshje bore dhe temperatura deri -10°C priten javën e ardhshme

Zemërim në Madrid: Lojtarët dhe drejtuesit e Realit të mërzitur pas reagimit të tifozëve në Bernabéu

TikTok prezanton teknologji të re për verifikimin e moshës në Bashkimin Evropian

OpenAI teston reklamat në ChatGPT dhe lançon abonimin e ri “Go”

Apple përgatit MacBook Pro të ri me ekran OLED dhe ekran prekje

YouTube prezanton kujtesa për pushim dhe kohë për gjumë për përdoruesit 13–17 vjeç

Airbnb zbulon pa dashje projektin sekret të Apple për automjetin autonom

Xavi vlerëson Guardiolën: “Pep është trajneri më i mirë në botë, ai ndryshoi futbollin”

Alarm në arsimin rural: Shkollat malore pa mësues të kualifikuar

Qentë endacakë rrezikojnë sigurinë në Strugë, qytetarët kërkojnë masa urgjente

Prapaskenë tronditëse: Si Real Madridi ndihmoi Laportën të bëhej president

Qarkullim i kufizuar në aksin Qukës–Qafë Plloçë, puna vijon

Trump kërcënon përdorimin e Aktit të Kryengritjes ndërsa tensionet në Minneapolis rriten

Muriqi shkruan histori te Mallorca: “Hat-trick” pas 18 vitesh dhe dedikim prekës për babain

Dy raste të dhunës në familje brenda një dite: Arrestime në Bit Pazar dhe Manastir

208
SONDAZHI JAVOR

 A mendoni se VLEN do të shndërrohet në një subjekt politik?