Bajerni do Jualian Nagellsmanin, por mund të humbas dy titullar

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 12 Prill, 2024 18:59

Bajerni do Jualian Nagellsmanin, por mund të humbas dy titullar

Sipas asaj që raporton “Bild”, trajneri Julian Nagellsman ka përfunduar në “radarin” e ish-skuadrës së tij, Bajern Munihut, e cila e dëshiron si zëvendësues të Tomas Tushellit.

Për këtë operacion merkatoje, megjithatë duhet llogaritur edhe DFB (Federata Gjermane e Futbollit), e cila tërheq nga ana tjetër për të rinovuar me Nagelsmann (ky i fundit është i kontraktuar deri në fund të finaleve të “Euro 2024”).

Ndërkohë, Bajern Munihu mund të humbasë së shpejti Xhamal Musiala-n. Kontrata e yllit gjerman skadon në vitin 2026, megjithatë negociatat e rinovimit duken më të komplikuara sesa pritej. Sipas asaj që raporton “The Independent”, Man. Siti është në gjurmët e tij, edhe pse do t’i duhet të mposhtë konkurrencën e Liverpullit, Barcelonës dhe PSZH-së.

Duke qëndruar sërish te gjigantët bavarezë, Kingsli Koman mund të largohet nga Bajern Munihu, pavarësisht se kontrata e tij skadon në vitin 2027. Sulmuesi francez do të shitet përballë një oferte prej 70 milionë eurosh, pasi klubi i “Allianz Arena” nuk e përfshiu në mesin e të patransferueshmëve.

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 12 Prill, 2024 18:59