ISIS pas Ligës së Kampionëve, “shënjestron” edhe “EURO 2024”

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 12 Prill, 2024 19:00

ISIS pas Ligës së Kampionëve, “shënjestron” edhe “EURO 2024”

ISIS nuk ka ndërmend të ndalet, teksa pas kërcënimit të 3 qyteteve, ku do të zhvilloheshin ndeshjet e Ligës së Kampionëve, tashmë në shënjestër ka rënë Gjermania. Sipas mediave gjermane bëhet me dije se futbolli po kërcënohet sëriozisht nga Shteti Islamik i ISIS.

Një fotografi e postuar në rrjetet sociale, ngre akoma më shumë dyshimet për sulme terroriste gjatë “Euro 2024”, një eveniment ku mbledh me miliona njerëz nga e gjithë bota. Në postim shikohet një terrorist me armë në metro me titullin “Thirrja e fundit para daljes!”.

Të vënë në dijeni të kësaj situate, Gjermania ka nisur menjëherë të marrë masa dhe të punojë intesivisht për të ndaluar çdo sulm të mundshëm.

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 12 Prill, 2024 19:00