Vetura godet një trotinet elektrik në Shkup, lëndohet rëndë një i mitur

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 12 Prill, 2024 17:37

Vetura godet një trotinet elektrik në Shkup, lëndohet rëndë një i mitur

Me datë 11.04.2024 në ora 17:00 në SPB Shkup është raportuar se ka ndodhur një aksident trafiku në mes të automjetit të pasagjerëve “Fiat Punto” me targa të Shkupit i drejtuar nga B.B.(36) nga fshati Hasanbeg, Shkup dhe një trotinet elektrik, i drejtuar nga një i mitur nga fshati Mojanci.

Në aksident i mituri ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Kompleksin Klinikë “Nënë Tereza”. Kontroll është kryer nga ekipi inspektues nga SPB Shkup.

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 12 Prill, 2024 17:37