Klopp i bindur: “Do të reagojmë, ju premtoj!”

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 13 Prill, 2024 10:59

Klopp i bindur: “Do të reagojmë, ju premtoj!”

Trajneri i Liverpool dëshiron t’i paraqesë Palace faturën për humbjen me Atalantën.

Liverpooli do të presë Crystal Palace të dielën pas humbjes (0-3) të pësuar nga Atalanta në ‘Anfield’ në Europa League.

“Do të tregojmë një reagim, ju premtoj! Ajo lojë ishte një pikë e ulët në sezonin tonë. E vetmja gjë pozitive në një paraqitje kaq të keqe… ishte se ne mund të luajmë vetëm më mirë. Ndihemi keq për atë që ndodhi”,- rrëfen Klopp, trajner i ‘Reds’ që renditen të dytët në Premier League.

Ndërkohë, Arsenali, që kryeson Premier League, do të përballet nesër me Aston Villa. “Kjo është pjesa më e bukur e sezonit. Lufta për titullin na motivon. Jemi të emocionuar për atë që kemi bërë… dhe duam më shumë”,- thotë Arteta, trajneri i ‘Topçinjve’.

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 13 Prill, 2024 10:59