​Izraeli vendos rreth Iranit në 24 orët e ardhshme

Flaka
Botuar nga Flaka 14 Prill, 2024 21:22 Përditësuar

​Izraeli vendos rreth Iranit në 24 orët e ardhshme

Izraeli do t’i përgjigjet sulmit iranian, por ende nuk janë marrë vendime përfundimtare për madhësinë ose kohën e përgjigjes, tha një zyrtar izraelit për NBC News.

“Është e qartë se Izraeli do të përgjigjet, pyetja është se kur dhe në çfarë mase”, shtoi zyrtari pas mbledhjes disa orësh të kabinetit të luftës. Zyrtari tha se ndër konsideratat ishte nëse Izraeli duhet të hakmerret menjëherë apo mund të përballojë të presë, dhe çfarë ndikimi do të kishte çdo përshkallëzim kundër Iranit në operacionet e Izraelit në Gaza.

Në mbledhjen e kabinetit të luftës u ra dakord se çfarë do të ndodhte më pas, megjithatë, zëdhënësi u tha gazetarëve vetëm se planet si për sulmin ashtu edhe për mbrojtjen e vendit ishin miratuar dhe vendimi për gjithçka do të merrej në 24 orët e ardhshme.

“Izraeli ka miratuar planet operacionale si për aksionin sulmues ashtu edhe për atë mbrojtës”, tha Daniel Hagari për mediat në gjuhën angleze.

“Ne do të peshojmë me kujdes hapat tanë të ardhshëm dhe do të vendosim në 24 orët e ardhshme se cila do të jetë përgjigja”, tha Hagari.

Zyrtarët e lartë iranianë thanë se çdo hakmarrje izraelite do të përballej me një sulm të madh dhe paralajmëruan SHBA-në se bazat e saj do të shënjestroheshin nëse Uashingtoni do të mbështeste Izraelin në një përgjigje ofensive. Ata gjithashtu përmendin Jordaninë si një objektiv të mundshëm të sulmit të ardhshëm. Sulmi i Iranit ndaj Izraelit me mbi 300 dronë, raketa lundrimi dhe balistike përfundoi pa pasoja të rënda pasi shumica dërmuese e tyre u kapën dhe u rrëzuan. Ushtria izraelite njoftoi se “shumica” e dronëve dhe raketave u kapën nga sistemi i mbrojtjes ajrore dhe “në bashkëpunim me aleatët strategjikë të Izraelit përpara se kërcënimet të arrinin në territorin izraelit”.

G7 i kërkon Iranit të ndërpresë sulmet

“Me veprimet e tij Irani ka bërë një hap më tej drejt destabilizimit të rajonit dhe rrezikon të provokojë një përshkallëzim të pakontrollueshëm rajonal. Kjo duhet të shmanget,” thuhet në deklaratën e G7 e cila kryesohet për momentin nga Italia.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë për të stabilizuar situatën dhe për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm. Në këtë frymë, ne kërkojmë që Irani dhe përfaqësuesit e tij të ndërpresin sulmet e tyre. Ne jemi të gatshëm të marrim masa të mëtejshme në përgjigje të nismave të mëtejshme destabilizuese,” thuhet në deklaratë. Këshilli Evropian rreth çështjes Irak-Izrael Kryetari i Këshillit Evropian, Charles Michel, i cili mori pjesë në takim, tha se armëpushimi në Gaza do të ndihmonte për uljen e tensioneve midis Iranit dhe Izraelit.

“Të gjitha palët duhet të tregohen të përmbajtura. Ne do të vazhdojmë të gjitha përpjekjet tona dhe dë të punojmë për uljen e tensionit,” tha Michel, i cili kërkoi “përfundimin e krizës në Gaza përmes një armëpushimi të menjëhershëm sa më shpejt të jetë e mundur.” Michel tha gjithashtu se Këshilli Evropian do ta diskutojë çështjen e sulmit sa më shpejt të jetë e mundur, dhe veçanërisht Irakut ndaj Izraelit javën e ardhshme. Kritika mbarëbotërore Sulmi që ndërmori Iranit kundër Izraelit, megjithë paralajmërimet ndërkombëtare, ka shkaktuar reagime dhe kritika mbarëbotërore.

Para mbledhjes së G7, kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, e dënoi sulmin e Iranit ndaj Izraelit. “Ne jemi shumë të shqetësuar për destabilizimin e mëtejshëm në rajon dhe do të vazhdojmë të punojmë për ta parandaluar atë”, shkroi Meloni në platformën online X (ish-Twitter).

Flaka
Botuar nga Flaka 14 Prill, 2024 21:22 Përditësuar