Vdekja e 43 vjeçarit nga Gostivari, partitë politike pushojnë aktivitetet zgjedhore

Flaka
Botuar nga Flaka 14 Prill, 2024 15:42

Vdekja e 43 vjeçarit nga Gostivari, partitë politike pushojnë aktivitetet zgjedhore

Një lajm tronditës vjen nga Velesi. Edmond Amzai nga Gostivari ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në një aksident trafiuku në hyrje të qytetit të Velesit, njofton Flaka

Vdekja e tij ka bërë që disa nga subjektet politike të ndëpresin aktivitetet e fushatës presidenciale.

”Ju informojmë që Tubimi i Koalicionit VLEN i paraparë për sonte në Gostivar në ora 20:30, do të anulohet për shkak që gjatë ditës ka humbur jetën në një aksident trafiku i riu nga Gostivari Edmond Amzai dhe në shenjë respekti anulojmë aktivitet e parapara për sot dhe nesër. Ndërsa familjes Amzai, miqve dhe të gjithë gostivarasve ju shprehim ngushëllimet e sinqerta”, thuhet në njoftimin nga Koalicioni VLEN.

”Të tronditur nga lajmi për aksidentin me ç’rast humbi jetën i riu Gostivaras, me pikëllim të thellë shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjarëve. Në të njëjtën kohë, ju njoftojmë se shtabi komunal i BDI-së në Gostivar dhe Frontit Europian, pezullojnë aktivitetet parazgjedhore për sot dhe nesër”, njoftuan nga BDI, dega në Gostivar.

”Tronditës dhe i pabesueshëm lajmi për humbjen e parakohëshme nga jeta e të riut nga Gostivari, Edmond Amzai. Në këto momente të vështira jemi pranë familjarëve, bashkëshortes, miqve dhe ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të pazëvendësueshme. Gjithashtu ju njoftojmë se shtabi i Aleancës për Shqiptarët-Gostivar anulon çdo aktivitetet parazgjedhore deri në një njoftim të dytë. Trishtimi dhe dhimbja janë të mëdha për këte humbje tragjike. Të qoftë i lehtë dheu, i dashur Edmond”, njoftuan nga ASH e Ziadin Selës.

”Me dëshpërim të thellë mësova për ndarjen tragjike nga jeta të Edmond Amzait.
Është një dhimbje e madhe kur mendon se çfarë djali ishte dhe në çfarë moshe ishte…Ngushëllime familjes së tij në këto orë të tmerrshme! Zoti Qoftë me Ju dhe Zoti e pastë afër këtë djalë që e pati të shkruar këtë fat të trishtë”, ngushëlloi familjen Amzai kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari. Flaka Media

Flaka
Botuar nga Flaka 14 Prill, 2024 15:42