“Gabimi më i mirë i jetës sime”: Gruaja bleu një biletë lotarie të gabuar dhe më pas fitoi një milion dollarë në llotari

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 15 Prill, 2024 19:49

“Gabimi më i mirë i jetës sime”: Gruaja bleu një biletë lotarie të gabuar dhe më pas fitoi një milion dollarë në llotari

“Ishte gabimi më i mirë i jetës sime,” u tha Miriam Long zyrtarëve të Virginia Lottery.

Long, e cila jeton pranë Roanoke, tha se ajo shkoi në një dyqan lokal në mes të marsit për të blerë një biletë për lojën Mega Millions, e cila në atë kohë kishte një çmim prej rreth 900 milionë dollarë, raportoi ABC News .

Kur arriti te makina e lotarisë, ajo donte të blinte një biletë Mega Millions, por aksidentalisht shtypi butonin për një lojë tjetër fati – Powerball.

Për fatin e saj, bileta që bleu gabimisht kishte pesë numrat e parë fitues dhe kjo i fitoi një milion dollarë.

Në raundin ku Long fitoi 1 milion dollarë, ajo ishte një nga vetëm pesë fitueset në të gjithë Shtetet e Bashkuara.

“Zemra ime po rreh si e çmendur, më pushtuan emocionet kur kuptova se fitova çmimin”, shtoi ajo.

Çmimi kryesor i Powerball, një xhekpot prej 1.3 miliardë dollarësh, u hodh javën e kaluar.

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 15 Prill, 2024 19:49