Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Blinken telefonon homologët e tij në Britani, Gjermani, Turqi! Ja çfarë u diskutua mes tyre

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Prill, 2024 08:17

Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Blinken telefonon homologët e tij në Britani, Gjermani, Turqi! Ja çfarë u diskutua mes tyre

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken foli me homologët e tij nga Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania të dielën pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit.

Të gjitha palët ranë dakord për “rëndësinë e dënimit të sulmit të Iranit në termat më të fortë të mundshëm dhe parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm”.

Blinken zhvilloi më parë telefonata me homologët e tij nga Turqia, Egjipti, Jordania dhe Arabia Saudite, në të cilat ai theksoi rëndësinë e shmangies së përshkallëzimit në Lindjen e Mesme dhe të “një reagimi të koordinuar diplomatik”.

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Prill, 2024 08:17