SHBA/ Më 19 maj në New York mbahet panairi i tretë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”
Botuar nga Flaka
15 Prill, 2024 09:54
Për të tretin vit radhazi do të organizohet në New York panairi shqiptar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.
Kjo traditë festive nisi në vitin 2022 me rastin e bashkëemërtimit të rrugës “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, në New York. Një ngjarje që u ndoq nga mijëra të pranishëm, familje dhe fëmijë shqiptarë të cilët përjetuan gëzimin e muzikës tradicionale shqiptare, vallëzimit, ushqimit e shumë të tjera.
Qëllimi i këtij aktiviteti është të përkujtojë historinë dhe trashëgiminë tonë të pasur si dhe gatimet e larmishme tradicionale shqiptare.
Panairi do të mbahet më 19 maj 2023 ora 12:00 – 18:00 në Corner of Crescent Ave & Arthur Ave Bronx, NY.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.