Begaj: Rugova mbetet lideri vizionar i shqiptarëve

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 16 Prill, 2024 19:41

Begaj: Rugova mbetet lideri vizionar i shqiptarëve

Përgjatë vizitës në Kosovë, kreu i shtetit Bajram Begaj u ndal tek familja e presidentit të ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rugova. Duke e konsideruar si shembullin e frymëzimit për të gjithë shqiptarët, Begaj tha se Rugova ishte vizioni i burrit të rezistencës humane.

“Çdo shqiptar duhet të vijë këtu, pasi për të gjithë ne Rugova është dhe do të mbetet President, lider vizionar, udhërrëfyes dhe një shembull frymëzimi për të gjithë shqiptarët. Kombi shqiptar nuk do të ishte këtu ku ndodhet pa kontributin e jashtëzakonshëm të Ibrahim Rugovës. Ëndrra e kamotshme e krejt shqiptarëve u realizua.”, – deklaroi presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.

Gjatë qëndrimit në Prishtinë, presidenti Begaj zhvilloi një vizitë edhe në shtëpinë e akademikut Rexhep Qosja, të cilin e vlerësoi për krijimtarinë e tij shkencore, letrare, artikujt kritikë me vlerë, si dhe veprimtarinë intelektuale. Begaj ishte në Kosovë me ftesë të presidentes Vjosa Osmani, për të marrë pjesë në Forumin “Gruaja, Paqja dhe Siguria”, ku u takua me homologen, Vjosa Osmani.

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 16 Prill, 2024 19:41