Pendarovski: Asnjë partner strategjik nuk mbështet politikat VMRO-DPMNE-së

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Prill, 2024 16:30

Pendarovski: Asnjë partner strategjik nuk mbështet politikat VMRO-DPMNE-së

Stevo Pendarovski gjatë takimit me qytetarët e Gazi Babës në Shkup akuzoi kundër kandidaten e tij për manipulim me deklaratat se do t’i abrogon të gjitha marrëveshjet e nënshkruara pas ardhjes në pozitën e presidentes. Sipas Pendarovskit, asnjë partner strategjik nuk mbështet kthimin mbrapa aq më pak politikat VMRO-DPMNE-së.

“Kur ti pyesni partitë kryesore në opozitë e cila prej para një viti është vet shpallur fituese ende pa u shpallur zgjedhjet dhe pa ardhur data e tyre, duke i ndarë edhe funksionet: Çfarë ofroni ju ndryshe nga ne?! Thonë se të gjitha marrëveshjet që i keni nënshkruar nga Marrëveshja e Ohrit dhe deri sot do t’i abrogojmë dhe përsëri do t’i ri-negociojmë. Kur i pyesim se kush ju jep garanci se mund ta bëni një gjë të tillë, ose cilin nga partnerët ndërkombëtar e keni në mbështetje dhe ju jep garanci për të bërë marrëveshje më të mirë për Maqedoninë. Të dashur, nuk e kanë asnjë partner strategjik me të cilin kemi neve bashkëpunim i cili nuk është në anën tonë”, tha Stevo Pendarovski, Kandidat për president. /Alsat.mk

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Prill, 2024 16:30
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.