Basha përmend agresionin në Banjskë, derisa bën thirrje për anëtarësim të Kosovës në KiE

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Prill, 2024 08:21

Basha përmend agresionin në Banjskë, derisa bën thirrje për anëtarësim të Kosovës në KiE

Lulzim Basha, deputeti i Partisë Demokratike të Shqipërisë, në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës ua ka përmendur të gjithë deputetëve të pranishëm agresionin në Banjskë më 24 shtator të vitit të kaluar ku mbeti i vrarë heroi i Kosovës, zyrtari policor Afrim Bunjaku.

Në fjalën e tij, ai tha se votimi pro Kosovës duhet të ndodhë.

“Vendimi që marrim sot mund të duket kompleks në fakt është zgjedhja më thjesht që duhet ta bëjmë. Votimi për Kosovën në anëtarësim të Evropës është akti më i madh i normalizimit sa i përket paqes dhe stabilitetit në Ballkan, duhet të jetë qëndrim që i mbron vlerat të cilat i përqafojmë”, ka thënë Basha.

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Prill, 2024 08:21