Pendarovski: Të gjithë të huajve u premtojnë se do të bëjnë ndryshime në Kushtetutë, dhe qytetarët i gënjejnë pa arsye!

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 17 Prill, 2024 22:40

Pendarovski: Të gjithë të huajve u premtojnë se do të bëjnë ndryshime në Kushtetutë, dhe qytetarët i gënjejnë pa arsye!

Miku i tyre nga Gjermania, nga partia simotër CDU, vjen në Shkup të Maqedonisë. Njeriu është ndër më me ndikim, është në krye të asaj partie politike dhe thotë, pas bisedimeve me kryesinë e asaj partie, VMRO-DPMNE-në, pata përshtypjen se janë pro ndryshimeve kushtetuese, tha presidenti dhe kandidati për mandatin e dytë Stevo Pendarovski, përcjell FLAKA.

“Pra, gjermani pati një takim me miqtë e tij dhe ata ia pranuan atë që nuk ia kanë pranuar me vite popullit maqedonas dhe qytetarëve maqedonas”, tha Pendarovski.

Siç tha ai, Siljanovska Davkova para 4 vitesh deklaroi se nënshkruesit e marrëveshjes së Prespës duhet të mbajnë përgjegjësi penale dhe tani në programin e tyre thuhet “NATO është garanci për sigurinë e Maqedonisë”.

“NATO nuk bën dot pa Prespën. Pra gënjejnë”, nënvizoi Pendarovski. FLAKA

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 17 Prill, 2024 22:40