Grubi për seancën e improvizuar: U miratuan ndryshimet kushtetuese, Sela u zgjodh kryeparlamentar

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 18 Prill, 2024 13:32

Grubi për seancën e improvizuar: U miratuan ndryshimet kushtetuese, Sela u zgjodh kryeparlamentar

Artan Grubi nga BDI tha se Fronti Europian sot improvizoi seancë të Kuvendit, ku u prezantua programi se çfarë do të bëjë Fronti në përbërjen e ardhshme parlamentare, përcjell TV21.

Grubi tha se kjo paraqet idenë se në çfarë do të insistojë ky koalicion në Kuvend dhe Qeveri.

“z. Ziadin Sela u zgjodh kryetar i Kuvendit. U miratuan ndryshimet kushtetuese sipas Marrëveshjes për Fqinjësi të Mirë si dhe u miratuan ndryshimet kushtetuese për mënyrën e zgjedhjes së presidentit, nga zgjedhjet e ardhshme në vitin 2029, ku presidenti do të zgjidhej në Kuvend me shumicë prej 2/3 e deputetëve dhe shtesë me shumicë të Badenterit”, tha Grubi.

Lexo edhe: Ali Ahmeti nga Fronti Europian: U thyen barierat e fundit, vendi të ecë përpara

Fronti Europian demonstron synimet: Ndryshoi Kushtetutën, zgjodhi Kryeparlamentarin dhe Presidentin! 

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 18 Prill, 2024 13:32
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media