Guardiola: Urime Real Madridit

Rina Selimi
Botuar nga Rina Selimi 18 Prill, 2024 09:00

Guardiola: Urime Real Madridit

Pep Guardiola ka thënë se ai nuk ka asgjë për t’u penduar pasi Manchester City u eliminua nga Liga e Kampionëve duke u mposhtu nga Real Madridi pas ekzekutimit të penalltive.

City dominoi lojën, duke barazuar me Kevin De Bruyne në minutën e 76 -të , por nuk mundi ta fitonte në kohën normale dhe në shtesë, duke bërë kështu që penalltitët të kishin rolin vendimtar.

Reali kalon në një përballje gjysmëfinale me Bayern Munich, me Cityn e mbetur në përpjekje për të siguruar dy dituj, në Premier League dhe FA Cup.


“Unë do të kisha preferuar të fitoja, sigurisht, por urime për Real Madridin , ata u mbrojtën shumë mirë me një solidaritet të tillë. Ne bëmë absolutisht gjithçka – nuk jam penduar. Luajtëm jashtëzakonisht mirë në të gjitha repartet, por fatkeqësisht nuk mundëm të fitonim”, tha Guardiola pas ndeshjes.

“Më duhet t’u them faleminderit këtyre lojtarëve nga thellësia e zemrës sime për mënyrën se si ata luajtën. Por futbolli ka të bëjë me fitoren dhe ne nuk bëmë mjaftueshëm, por ishim të jashtëzakonshëm. Ndonjëherë mund të fitosh me penallti dhe ndonjëherë nuk mundesh. Por në lojë ne nuk i konvertuam rastet që kishim, edhe pse u mbrojtëm me të vërtetë. Të gjithë performuan në një nivel të lartë. Ne thamë se duhet të jemi në maksimumin tonë”, theksoi Guardiola.

“Tani duhet të shohim përpara se çfarë do të vijë në sezon. Nuk kemi shumë kohë për të pushuar. Është një pjesë e ngarkuar e sezonit. Tani është koha për të qenë të fortë, veçanërisht në kokë. Jemi ende në dy gara të rëndësishme”, shtoi ai.

Rina Selimi
Botuar nga Rina Selimi 18 Prill, 2024 09:00