HDZ forca më e fortë në zgjedhjet parlamentare në Kroaci

Rina Selimi
Botuar nga Rina Selimi 18 Prill, 2024 08:24

HDZ forca më e fortë në zgjedhjet parlamentare në Kroaci

Sipas përllogaritjeve paraprake forca më e fortë në zgjedhjet parlamentare në Kroaci ka dalë partia konservative HDZ e kryeministrit Andrej Plenkoviç. Megjithatë ajo nuk arriti të fitojë shumicën absolute për të formuar qeverinë.

Siç njoftoi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Zagreb pas numërimit jo përfundimtar të fletëve të votimit, HDZ dhe katër aleatët e saj kanë siguruar 65 nga gjithsej 151 vende në parlament. Aleanca social-demokrate, PSD doli në vendin e dytë me 44 mandate. Partia populiste e djathtë Domovinski Pokret renditet e treta me 10 mandate.

Partnerë koalicioni

Për një shumicë në parlamentin kroat nevojiten 76 vende. Pra si PSD ashtu edhe HDZ kanë nevojë për partnerë koalicioni për të formuar një qeveri. Presidenti i vendit, Zoran Milanoviç, i cili konsiderohet kritiku më i ashpër i Plenkoviçit, deklaroi se do t’i japë mandatin për të formuar qeverinë, atij që mund të dëshmojë se ka 76 vota në parlament.

Partia konservatore MOST dhe partia majtiste e gjelbër Mozemo refuzojnë të hyjnë në koalicion me HDZ-në. Por një koalicion i HDZ-së me partinë populiste të djathtë Domovinski Pokret është i mundur, nëse sipas rezultateve përfundimtare votat e dy partive do të mjaftojnë për një shumicë.

Pjesëmarrje rekord

Pjesëmarrja në votime shënoi një rekord: vetëm dy orë e gjysmë para mbylljes së qendrave të votimit pjesëmarrja ishte 50.6 për qind, dhe në këtë mënyrë më e lartë se pjesëmarrja e përgjithshme në zgjedhjet e mëparshme të vitit 2020, e cila ishte 46.9 për qind.

Rina Selimi
Botuar nga Rina Selimi 18 Prill, 2024 08:24