22 Prill, Dita Nderkombetare e Tokes

Flaka
Botuar nga Flaka 22 Prill, 2024 08:58

22 Prill, Dita Nderkombetare e Tokes

Dita e Tokës festohet në të gjithë botën më 22 Prill. Kjo ditë është vendosur në vitin 1970, kur 20 milionë amerikanë morën pjesë në demonstratën mjedisore, që u quajt “Dita e Tokës”. Ajo festohet në më tepër se 192 vende me festivale, gara dhe aktivitete mjedisore. Më tepër se 1 miliard njerëz marrin pjesë në fushatat për Ditën e Tokës, çdo vit.

Dita e sotme,e njohur edhe si “Dita Ndërkombëtare e Tokës”, shënon një ditë botërore përcaktuar nga Kombet e Bashkuara, në mbështetje dhe mbrojtjen e natyrës dhe jetës në planetin tonë. Kjo ditë ofron një mundësi për të rritur ndërgjegjësimin e shoqërisë globale për sfidat e mirëqenies së planetit dhe të gjithë jetës, si dhe nënvizon përgjegjësitë kolektive të gjithësecilit prej nesh, të parashikuara edhe në “Deklaratën e Rio-s 1992”, për promovimin e harmonisë me natyrën dhe Tokën. Kjo ditë synon dhe arritjen e një ekuilibri të drejtë midis nevojave ekonomike, sociale dhe mjedisore të brezave të tanishëm dhe të ardhshëm të njerëzimit.

Flaka
Botuar nga Flaka 22 Prill, 2024 08:58