Ironizon Grubi: Shyqyr që s’lun sonte Juventusi se prap do t’ia kishte huç si mbrëmë!
Mbrëmjes së sontme ku VLEN po mban tubimin përmbyllës në sheshin Skenderbeu në Shkup, nuk kishte si t’i mungone ironia e Artan Grubit.
“Shyqyr që s’lun sonte Juventusi se prap do t’ia kishte huç si mbrëmë. Kallxoni najkush se Interi me Millanin po lujnë dhe është 1:0 për momentin ama nuk i dihet se si kryhet, mos të ngutet. Nejse, më shumë njerez online po e shohin Ali Ahmetin se sa … Veç shnosh mu kon, si thotë populli”, shkruan Grubi duke shpalosur tre pika e Frontit Europian, JO Rusisë, PO Europës, një Kryeministër për të gjithë dhe marrëveshje Kornizë Ekonomike.