Ministri Igli Hasani në Zagreb, takime me Presidentin dhe Kryeministrin! Mësohen arsyet e vizitës

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Prill, 2024 09:08

Ministri Igli Hasani në Zagreb, takime me Presidentin dhe Kryeministrin! Mësohen arsyet e vizitës

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani, ndodhet sot në Zagreb dhe do të zhvillojë një vizitë zyrtare, gjatë së cilës mësohet se do të takohet me homologun Gordan Grlic-Radman, si dhe do të zhvillojë takime me Presidentin, Zoran Milanoviq dhe Kryeministrin, Andrej Plenkoviq.

Në kuadër të kësaj vizite, ministri Hasani gjithashtu do të marrë pjesë në çeljen e ekspozitës fotografike “Shqiptarët në Kroaci”.

Kjo është vizita e parë zyrtare e Ministrit Hasani në Zagreb, shprehje e vullnetit të përbashkët për të thelluar dhe zgjeruar bashkëpunimin dypalësh, rajonal dhe më gjerë, në të gjitha fushat me interes të përbashkët, por edhe për të bashkërenduar përpjekjet për anëtarësimin në BE.

Vizita do të shërbejë, gjithashtu, si një rast inkurajimi i Tiranës zyrtare dhe Zagrebit zyrtar për të vazhduar bashkëpunimin në kuadër të procesit tonë të integrimit evropian, si edhe të nxitjes së bashkëveprimit në realizimin e projekteve të përbashkëta.

Flaka
Botuar nga Flaka 23 Prill, 2024 09:08