Mot me vranësira të ndryshueshme dhe më i ngrohtë me periudha me diell

Flaka
Botuar nga Flaka 24 Prill, 2024 08:18

Mot me vranësira të ndryshueshme dhe më i ngrohtë me periudha me diell

Moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe më i ngrohtë me periudha me diell. Nga fundi i ditës do të ketë reshje lokale të dobëta shiu, me rrebesh afatshkurtër, i ndjekur nga paraqitja e bubullimave të rralla. Do të fryjë erë mesatare dhe herë pas here e fortë nga drejtimi jugperëndimor në pjesët perëndimore. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 4 deri në 10, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 16 deri në 24 gradë.

Në Shkup do të mbajë mot pjesërisht i vranët dhe më i ngrohtë me periudha me diell. Në pjesë të luginës do të ketë kushte për paraqitje të reshjeve të rrëmbyeshme afatshkurtër me bubullima të rralla. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare e ndryshueshme. Temperatura minimale do të zbresë deri në 6, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 22 gradë.

Të enjten do të mbajë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje të kohëpaskohshme shiu. Lokalisht reshjet do të jenë të rrëmbyeshmme, të pasuara me bubullima, ndërsa në malet më të larta do të kalojnë në reshje të borës së lehtë të herëpashershme. Nga e premtja do të ketë një periudhë me mot kryesisht stabil dhe më të ngrohtë.

Flaka
Botuar nga Flaka 24 Prill, 2024 08:18