Përditësimi i ri i Windows 11 është “i çmendur”: Si ta zgjidhim atë?

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 25 Prill, 2024 20:27

Përditësimi i ri i Windows 11 është “i çmendur”: Si ta zgjidhim atë?

Çështja është se me përditësimin e ri, reklamat tani do të shfaqen edhe në menynë Start. Rreth dy javë më parë, Microsoft filloi testimin e seksionit “Recommended” të menusë Start, e cila duhet t’u tregojë përdoruesve aplikacionet e sugjeruara nga Windows Store.

Kjo është pikërisht ajo që u shty si pjesë e përditësimit KB5036980, dhe siç thuhet, aplikacionet e rekomanduara “vijnë nga një grup i vogël zhvilluesish të zgjedhur me kujdes”.

Përveç reklamave, përdoruesit mund të shohin edhe aplikacione të përdorura shpesh në këtë seksion – sigurisht, këto janë ato që nuk i keni ‘gozhduar’.

Për fat të mirë, Microsoft i lejon përdoruesit ta çaktivizojnë këtë veçori – thjesht shkoni te Settings > Personalization > Start dhe aty do të shihni një opsion për ta çaktivizuar atë.

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 25 Prill, 2024 20:27