Tetovë/ Arrestohen dy persona, kërcënuan dhe i morën para punonjësit të një kazinoje

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 25 Prill, 2024 19:24

Tetovë/ Arrestohen dy persona, kërcënuan dhe i morën para punonjësit të një kazinoje

Me datë 24.04.2024 në ora 10.50 dhe në ora 12.25, zyrtarët policorë nga SVR Tetovë kanë privuar nga liria A.D.(28) dhe A.D.(21), të dy nga Neproshteno, Tetovë, për shkak të dyshimit se rreth orës 04.00 të mëngjesit në një kazino rajonale. Rrugës Tetovë-Jazhincë nën kërcënimin me armë zjarri punëtorëve iu janë marrë para.

Ata janë ndaluar në Stacionin Policor Tetovë dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 25 Prill, 2024 19:24