Shenjat e lodhjes që tregojnë se nuk duhet të vozisni

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 26 Prill, 2024 20:24

Shenjat e lodhjes që tregojnë se nuk duhet të vozisni

Drejtimi i një mjeti motorik kur jeni i lodhur rrit ndjeshëm rrezikun e aksidenteve, duke çuar në një numër alarmant të lëndimeve dhe vdekjeve çdo vit, shkruan Sleep Foundation.

Edhe pse nuk ka të dhëna të sakta se sa njerëz vozisin kur janë shumë të lodhur, hulumtimet tregojnë se ky fenomen është jashtëzakonisht i shpeshtë.

Një studim i Fondacionit Kombëtar të Gjumit (CDC) të vitit 2005 zbuloi se 60 për qind e shoferëve të rritur raportuan se ndiheshin të lodhur para se të vozisnin. Po kështu, të dhënat e hulumtimit të CDC-së tregojnë se një në çdo 25 të rritur e ka marrë gjumi gjatë vozitjes në një moment të jetës së tyre.

Disa faktorë mund të shkaktojnë lodhje gjatë vozitjes, si mungesa apo çrregullimet e gjumit, konsumimi i alkoolit, marrja e disa ilaçeve dhe koha e ditës. Studimet kanë treguar se aksidentet për shkak të lodhjes në timon më së shpeshti ndodhin ndërmjet mesnatës dhe gjashtë të mëngjesit ose në mes të pasdites.

Ekspertët shpjegojnë se është e dallueshme nëse trupi është shumë i lodhur për të vozitur, veçanërisht për nëse ka udhëtim të gjatë.

Gogësima të shpeshta, ndjenjë e fortë lodhjeje, fërkimi i syve, rritja e pulsit, mosndërrimi i korsisë, vështirësi në ruajtjen e shpejtësisë së duhur e dridhje e papritur e trupit – janë disa nga shenjat që tregojnë se duhet ta ndalni veturën dhe të mos vazhdoni më tutje.

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 26 Prill, 2024 20:24