Teknologjia e jep fjalën e fundit për momentin e konstestuar në “El Clasico”

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 26 Prill, 2024 20:15

Teknologjia e jep fjalën e fundit për momentin e konstestuar në “El Clasico”

Në rrjetet sociale është publikuar një analizë e teknologjisë së golit për golin e Barcelonës në “El Clasico” kundër Real Madridit. Me rezultatin 1-1, Lamine Xhamal gjuajti pas një goditje nga këndi, dhe Andrij Lunjin e priti goditjen e tij dhe shpëtoi mbretërit.

Gjyqtari kryesor i ndeshjes, Cesar Soto Grado, në bashkëpunim me teknologjinë “VAR”, vendosi të mos e pranojë golin e yllit të ri të Barcelonës. Megjithatë, në videon e fundit të publikuar nga një analizë e teknologjisë shihet se padyshim që ai duhej të ishte pranuar.

Pavarësisht këtij gol të anuluar, katalunasit arritën të shënojnë një gol të dytë me Fermin Lopez në mesin e pjesës së dytë, por ai nuk i ndihmoi shumë sepse Real Madridi bëri një kthesë të madhe në fund dhe mori tre pikët. Lukas Vaskez dhe Xhud Belingam shënuan për “Los Blankos” dhe kështu e çuan Real Madridin në pragun e një tjetër titulli kampion në La Liga.

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 26 Prill, 2024 20:15