80 milionë euro, United ka gati ofertën për yllin e La Liga-s

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 29 Prill, 2024 22:37

80 milionë euro, United ka gati ofertën për yllin e La Liga-s

Manchester United është duke përgatitur një ofertë për mbrojtësin e Barcelonas, Ronald Araujo. Sport thotë se United po shtyn për të nënshkruar me Araujo këtë verë.

Gjigantët anglezë janë shfaqur si pala kryesore e interesuar për qendërmbrojtësin dhe ata janë të përgatitur të paguajnë një shumë të majme.

Tek United janë të gatshëm të shpenzojnë mbi 80 milionë euro për uruguaianin.

Është raportuar më parë se Bayern Munich do të konsideronte të paguante një shumë midis 65-70 milionë euro.

Në të njëjtën kohë, raportohet gjithashtu se lojtari është i interesuar të rinovojë me Barcelonan. Kontrata aktuale e qendërmbrojtësit skadon në verën e vitit 2026.

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 29 Prill, 2024 22:37