Mungon zyrtarizimi, Liverpool gjen pasuesin e Klopp

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 29 Prill, 2024 22:56

Mungon zyrtarizimi, Liverpool gjen pasuesin e Klopp

Jurgen Klopp paralajmëroi largimin nga pankina e Liverpool pas disa sezonesh në Anfield. Klubi i Premier League nuk ka humbur kohë dhe ka gjetur trajnerin e ri.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, The Reds do të firmosin me Arne Slot. Për ta lënë të lirë Slot, Liverpool i ka paguar rreth 10 milionë euro Feyenoord-it, ekip të cilin tekniku në fjalë e ka drejtuar deri tani.

“Timonieri” holandez, i cili ishte nën kontratë deri në fund të 2026 me Feyenoord, është gati të marrë drejtimit e klubit të madh anglez. Slot mbahet mend për eksperiencën te AZ Alkmaar.

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 29 Prill, 2024 22:56