“Për pak pësova sulm në zemër”, Princi William dhe Kate trembën ndjekësit me një foto
Princi William dhe Kate Middleton festojnë sot 13-vjetorin e martesës dhe me këtë rast kanë publikuar në Instagram një foto që është shkrepur në vitin 2011.
Ndonëse, shumë ndjekës shprehën urimet në përvjetorin e tyre, disa u trembën pasi princi dhe princesha e Uellsit, publikuan fotografinë bardhë e zi.
Duke marrë parasysh situatën dhe gjendjen shëndetësore të Kate-it, kjo foto bardhë e zi ngjalli frikën tek shumë ndjekës që ka ndodhur diçka e keqe me ta.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/04/Snapinsta.app_440934428_957985642289512_5219942863752151625_n_1080.jpg)
Të shumta ishin komentet ku me të parë fotografinë e tyre, menduan se ka ndodhur diçka ters.
“Fotografia bardh e zi, kjo më frikëson”, shkroi një përdorues. “Mendova se kanë vdekur”, ishte një koment tjetër lidhur me këtë fotografi.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/04/555.png)
“Ju lutem mos më shkaktoni sulm në zemër”, shkroi një tjetër.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/04/444-1.png)
Sidoqoftë, kishte edhe të atillë të cilët nuk e shihnin si diçka të keqe këtë fotografi në bardhë e zi, por duke marrë parasysh gjendjen shëndetësore të Kate-it ishte e dukshme që të kishte reagime paniku. /Telegrafi/
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/04/333-1.png)
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/04/222-1.png)
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/04/111.png)
https://www.instagram.com/p/C6WDpq3NZmI/embed/captioned/?cr=1&v=14&wp=540&rd=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com&rp=%2Fper-pak-pesova-sulm-ne-zemer-princi-william-dhe-kate-tremben-ndjekesit-nje-foto%2F#%7B%22ci%22%3A0%2C%22os%22%3A3147.7999999523163%2C%22ls%22%3A308.89999997615814%2C%22le%22%3A1031%7D