Protesta kundër luftës në Gaza, nga Izraeli në SHBA, kërkohet lirimi i pengjeve dhe ndalja e sulmeve mbi civilët

Rina Selimi
Botuar nga Rina Selimi 29 Prill, 2024 07:57 Përditësuar

Protesta kundër luftës në Gaza, nga Izraeli në SHBA, kërkohet lirimi i pengjeve dhe ndalja e sulmeve mbi civilët

Turma protestuesish u mblodhën në Tel Aviv këtë fundjavë, duke bërë thirrje për një marrëveshje të menjëhershme midis Izraelit dhe grupit militant islamik Hamas për lirimin e pengjeve që po mbahen në Gaza.

Mes brohorimave, demonstruesit kërkonin lirimin e pengjeve nga duart e Hamasit, ndalimin e luftës ndaj civilëve në Gaza dhe dorëheqjen e kryeministrit Benjamin Netanjahu dhe te qeverisë së tij.

Edhe në rrugët e Londrës protestuesit marshuan duke bërë thirrje që ti jepet fund luftës, të lirohen pengjet e të mbrohen civilët.

Megjithëse marshimet pro-palestineze kanë qenë kryesisht paqësore, zyrtarët britanikë kanë thënë se ato i kanë bërë rrugët e kryeqytetit zonë të ndaluar për hebrenjtë, çdo fundjavë.

Demonstrata kundër Izraelit nuk munguan as në ShBA.

Një grup protestuesish u mblodhën jashtë ambienteve të shoqatës së korrespondentëve të shtëpisë së bardhë ku ishte i pranishëm edhe presidenti Joe Biden.

Ata drejtuan thirrje si ‘Turp për ju’ ndaj presidentit, politikanëve të tjerë gazetarëve e figurave publike që morën pjesë në darkë.

Rina Selimi
Botuar nga Rina Selimi 29 Prill, 2024 07:57 Përditësuar