Tiago Silva largohet nga Çellsi, Barcelona ofertë të re për Kubarsin

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 29 Prill, 2024 20:06

Tiago Silva largohet nga Çellsi, Barcelona ofertë të re për Kubarsin

Mbrojtësi brazilian, Tiago Silva do i thotë lamtumirë Çellsit pas përfundimit të këtij sezoni. Silva, konfirmoi largimin e tij përmes një videoje që publikoi vetë ai, në rrjetet sociale.

“Do të largohem nga Çellsi në fund të sezonit. Lamtumirat janë për ata që largohen dhe nuk kthehen më. Kam ndërmend të kthehem një ditë,” ka thënë mes tjerash Silva.

Mbrojtësi i Brazilian iu bashkua Çellsit në vitin 2020, ku bëri 151 paraqitje dhe shënoi 9 gola, dhe bëri 3 asistime. Te Çellsi, Tiago Silva fitoi Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Botës për Klube në vitin 2021.

Ndërkohë skuadra e Barcelonës, i ka dërguar qendërmbrojtësit, Pau Kubarsi, një propozim të ri për të zgjatur kontratën. Në kontratën e re, përfshihet një marrëveshje afatëgjate me rritje pagash. Katalunasit shpresojnë që kjo marrëveshje të përmbyllet para fundit të sezonit.

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 29 Prill, 2024 20:06