Ekonomi, ditët e kombinuara do të ulin produktivitetin

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 30 Prill, 2024 19:32

Ekonomi, ditët e kombinuara do të ulin produktivitetin

Produktiviteti në vendet e zhvilluara të Evropës është 3 herë më i lartë, ndërsa në vendet e pazhvilluara të kontinentit, është dy herë më i lartë në krahasim me vendin tonë. Sindikatat janë në protestë, një pjesë e punëtorëve janë në shëtitje ose udhëtim, punëdhënësit e tyre kanë kombinuar ditët e punës me pushimet. Bizneset kanë reaguar që produktiviteti do të ulet.

“Sistematikisht duhet të zgjidhet me një mënyrë tjetër. Në kompanitë private duhet patjetër disa procese të funksionojnë dhe të ekzistojnë, që të japin rezultate nga funksionimi i tyre.”, – deklaroi Goran Gjorgjevski nga Lidhja e Odave Ekonomike.

Trashëguam strukturë të prapambetur teknologjikisht, e cila në zhvillim është më e ngadalshme në aspektin e inovacionit, investimeve, investimeve në projektet kapitale. Çdo dalje e tillë mund të ndikojë më tej në produktivitet, thonë ekspertët.

“Kur e dimë se menaxhimi është funksioni kryesor për rritjen e produktivitetit së bashku me faktorin njeri, d.m.th. motivimi i punëtorit në atë sesa mund të japë në vlerën e krijuar, vijmë në përfundim, se me këto faktorë mund të bëjmë biznes, për shkak se të njëjtit janë të ndërlidhur me ofertën dhe kërkesën.”, – theksoi profesori universitar, Jovan Pejkovski.

Fitimi është një motivim për sipërmarrësit, por edhe për punëtorët, ndërsa Banka Botërore vuri në dukje se produktiviteti nuk korrespondon me punën e paguar.

Abedin Bilalli
Botuar nga Abedin Bilalli 30 Prill, 2024 19:32